Basha tregon cfarë do të ndodhë më 17 janar

Basha tregon cfarë do të ndodhë më 17 janar

146
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka rrëfyer sonte në zjarr tv ne një intervistë me gazetarin Ismet Drishti se cfarë pret të ndodhë më 27 janar, ku r do të zhvillohet protesta e opozitës.

Ismet Drishti: Ç’do ndodhë më 27 janar?

Basha: Këtë e përcakton populli, i cili nuk pajtohet më me këtë qeveri. Nëse protesta kthehet në një referendum të refuzimit popullor. Sprova e parë e popullit ka qenë për 50 vjet, nëse kjo është një sprovë të dytë, është në dorë të shqiptarëve nëse do ta lënë të zgjasë, apo do të thonë edhe 50 ditë i ke shumë

Në vijim Basha ka folur edhe për pallatin e vjehrrit të tij të prishur nga Rama dhe të kompesuar me një vendim të gjykatës së Strasburgut.

Basha: Rama ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut.

Drishti: Kjo do paguhet me taksat tona, a ka ndonjë mënyrë që unë mos të paguaj?

Basha: Ka një mënyrë. Sa kohë Rama qëndron në kurrizin e popullit, do paguajë populli. Kemi rastin e Shkozës të Himarës, të gjitha këto para, i paguan populli, për të njëtën arsye që paguan populli rritjen e taksave pa asnjë justifikim. Duhet që populli ta shkundë nga shpina një orë e më parë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që populli të mos paguajë faturat e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY