Vrasja e dyfishtë në Vlorë, Artion Shenaj egzekuton Maringlenin e më pas...

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, Artion Shenaj egzekuton Maringlenin e më pas veten, historia tragjike e një miqësie

401
0
Shares

Një konflikt i hershëm, ende i pazbuluar ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të fshatit Gjorm, pak kilometra larg qytetit të Vlorës, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj. Artion Shenaj 34-vjeç ka hyrë në lokalin e fshatit ku ishte duke pirë kafe Mariglen Mema dhe pa e paralajmëruar ka qëlluar mbi të me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend. Ai ka qëndruar aty për 15 minuta dhe në gjendje të rëndë psikologjike ka qëlluar me të njëjtën armë edhe mbi veten e tij raporton gazetari Enrik Mehmeti.

Thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm, gjatë kohës që të dy jetonin në emigrim. Si autori, ashtu edhe viktima kanë precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe vrasja të lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Trupat e të dyve, po transportohen në këto momente drejt morgut të spitalit, ndërsa policia e Vlorës pritet të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Autori i ngjarjes kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike. Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa autori ishte beqar, shkruan balkanëeb duke cituar gazetarin Enrik Mehmeti.

Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY