Berisha: Rama një skizoid, që sillet dhe flet si i sëmurë psikik

Berisha: Rama një skizoid, që sillet dhe flet si i sëmurë psikik

118
0
Shares

“Denoncoj qëndrimin banditesk të turpshëm skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili kalon para një grupi njerëzish dhe ju thotë ‘mirëmëngjesi kazanë’.

Kjo fyerje e poshtërim kolektiv nga një grupi vajzash e djemsh që informojnë publikun, përbën një nga rastet më të pashembullta, të paranojës, të skizës, të kulturës. Të vërsulesh ndaj medieve të vendit me fjalën përmbledhëse ‘kazan’ do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë. Do të thotë se kafshërisht nuk kënaqësh me etiketimin me një nga përmbajtjet por do të vërsulesh mbi ta CD përmbajtje që ka kazani.

Kam kërkuar miratimin e rezolutës së ‘llum-kazanit’, e cila duhet të dënojë kreun e ekzekutivit, që përdor postin për një ofendim kolektiv që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët.

‘Llum kazani’ pasi dështoi për kërcënimin e një gazetareje që denoncoi vëllanë e tij Olsin, nëpërmjet Gaz Demit ndërseu Thoma Gëllcin për ta kërcënuar me largim nga puna”.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e parë të Kuvendit, në sesionin e ri të tij. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY