Ruci i rikthehet avazit, ndërpret senancën për të mos i dhënë fjalën...

Ruci i rikthehet avazit, ndërpret senancën për të mos i dhënë fjalën opozitës

119
0
Shares

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci i është rikthyer avazit të tij, të ndërprerjes së seancës, pas cdo kundërshtie për ti dhënë fjalën opozitës. Ndërsa në foltore, në zbatim të rregullores për procedurë, ka dalë kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Sapho, kryeparlamentari Ruci, jo vetëm që nuk e ka lejuar të flasë, por ka ndërprerë punimet për 5 minuta.

Seanca parlamentare e para e këtij sesioni, është mbyllur pasi deputetët e opozitës dolën në foltore duke bllokuar kështu vijimin e seancës.

Ruçi: Ulu se do të ta jap unë fjalën.

Basha ngrihet nga karrigia dhe shkon drejt foltores

Ruçi: Pse ngrihesh. Kryetar, uli poshtë. Bëj liderin. Ulu mos bëj badigardin e kryetarit të grupit. Bëj liderin.

Debati nisi për shkak të procedurës kur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho po prezantonte nismën e 55 deputetëve të opozitës për ndryshimet kushtetuese. Kreu i Kuvendit Ruçi i kërkoi Spahos që të ulesh për shkak se fjala do t’i jepej më vonë kur të nisnin diskutimet për ligjet. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY