Fillon sesioni i ri parlamentar, Basha: Ja çfarë ka ndodhur në 4...

Fillon sesioni i ri parlamentar, Basha: Ja çfarë ka ndodhur në 4 javët e drejtësisë së kapur

85
0
Shares

Sot nisi sesioni i re parlamentar i Kuvendit. Në fjalën e mbajtur në nisje të seancës parlamentare, kreu i PD ka qenë i ashpër. Nga foltorja, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 4 javë, që nga emërimi i kryeprokurores së re, vërteton kapjen e drejtësisë nga qeveria. Ai mes të tjerash renditi edhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur këto ditë në vend.

“Në këtë vend janë shembull kolonat e pushteteve. Njeriu që ka uzurpuar kreun e ekzekutivit, që drejton me grusht të hekurt teatrin e kukullave, është sot edhe kryeprokurori i vendit. Ky krim kushtetues u paralajmërua nga opozita rruga që ai ka nisur është rruga drejt një fundit. Kjo është rruga e alenacës me krimin për të marrë pushtetin. Kjo është rruga për garantimin e kriminelëve. E vetmja mënyrë për të garantuar këtë pushtet, për paprekshmërinë e kriminelëve, është kapja e institucioneve dhe shkelja e ligjit. E vetmja rrugë që kanë është ekstra kushtetuese. Qëllimet e kapjes së prokurorit është e qartë. Tahirit iu hoq masa shtrënguese e daljes jashtë shtetit, që iu hoq me votat e PS. I dyshuari për pastrim parash, Orest Sota u lirua. Po bëhen forca të mëdha për të ndaluar hetimet për Dakon dhe Qazim Sejdinin. Çështje e të tjera të trafikut të drogës dhe kriminelëve më në zë si Shullazi, kanë marrë kthesa të forta të mbylljeve të hetimeve. Këto janë vepra në 4 javë të kapjes së prokurorisë. Vendi është në udhëkryqin dhe krizën më të rëndë. Raporti i CIA-s e thotë qartë; Shqipëria është kthyer në narko-shtet. Vrasjet dhe tritolet ndaj bizneseve është përditshmëri. Sot ndodhi një grabitje banke, dje një atentat në Tiranë. Në Shkodër u plagosën 8 persona, qytetarë të pafajshëm”, tha Basha.

Kkreu i PD-së, Lulzim Basha tha se deputetët ktheheshin pas një muaji në vendin e krimit atë që ai quan kapjen e Prokurorisë së Përgjithshme nga kryeministri Edi Rama.

“Kthehemi pas një muaji në vendin e krimit. Këtu në këtë sallë, më 18 dhjetor mazhoranca e kapur nga krimit dhe e zhytur në krim e kthyer në ndihmës të trafikantëve të drogës që mëshirohet qartë nga Saimir Tahiri, kreu krimin kushtetues dhe kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor u shembën kolonat ekzistenciale të demokracisë, ndarja e pushteteve. Njeriu që ka uzurpuar kreun e ekzekutivit, njeriu që drejton me grusht të hekurt teatrin e kukullave të grupit të tij parlamentar të dalë nga vota e blerë e 28 qershorin, drejton sot edhe prokurorinë e vendit. Ky krim kushtetues u paralajmërua nga partia Demokratike”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY