VIDEO/ Ndryshimet Kushtetuese, LSI mbështet nismën e PD për shkarkimin e Arta...

VIDEO/ Ndryshimet Kushtetuese, LSI mbështet nismën e PD për shkarkimin e Arta Markut

100
0
Shares

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, në një konferencë për mediat, i cilësoi si një atentat ndaj reformës në drejtësi shkeljet e Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, i cili u zgjodh edhe pa Vetting. Vasili tha se Kryeministri Edi Rama nuk e përmban dot vullnetin për të kapur drejtësinë, pasi ka frikë nga një drejtësi e pavarur, jo vetëm për shkak të aferave korruptive të ministrave apo ish-ministrave të tij, por edhe sepse vetë Rama është i paditur.

“Jemi të hapur për të folur për modalitetet e nismës në mënyrë që të kthejmë sa më parë kushtetueshmërinë e proçesit. Edi Rama nuk e do integrimin europian, ndaj ai kërkon të sabotojë reformën në drejtësi. Ne po ofrojmë një mekanizëm zhbllokues ndaj kësaj situate, duke vendosur interesat e kombit mbi interesat e forcave politike”, tha Vasili.

Sipas Petrit Vasilit, pa Vetting nuk mund të ketë prokuror të Përgjithshëm, i cili shton se ky është hap jetim për integrimin evropian të vendit.

Opozita do të ndërmarrë një nismë të përbashkët ligjore për ndryshimet ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahiu, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu kanë firmosur kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Për këtë çështje, opozita do të krijojë një grup pune me dy deputetë, përkatësisht Oerd Bylykbashi nga PD dhe Nasip Naço nga LSI, si dhe ekspertët ligjorë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Gazmend Bardhi.

Sipas LSI, i gjithë grupi i saj mbështeti propozimin e grupit të përbashkët punës, i cili synon kthimin e kushtetueshmërisë kundër “shkatërrimit të reformës në drejtësi nga mazhoranca”.

Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publié par Lëvizja Socialiste për Integrim sur lundi 15 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY