DETAJE/ Vrasja në Tiranë, një kamera sigurie filmoi atentatorin

DETAJE/ Vrasja në Tiranë, një kamera sigurie filmoi atentatorin

335
0
Shares

Mbrëmjen e të dielës, makina në të cilinë ndodhej Emiliano Boçi i njohur edhe me emrin Roland Boçi ra pre e një atentati. Për paosjë, Emiliano Boçi u qëllua dy herë në kokë nga një person ende i paidentifikuar, i cili gjithashtu plagosi shokun e tij Melvin Disha.

Emiliano Boci

Gjatë natës së të dielës, por edhe paraditen e së hënës, policia ka kontrolluar në zonë, për të gjetur kamera sigurie që mund të kenë filmuar lëvizjet e autorit. Nga pamjet e siguruara deri më tani është parë një personi i veshur me kostum sportiv dhe me një kapele duke u larguar me vrap përmes një tuneli, vetëm pak momente pas vrasjes.

Veç të plagosurit Melvi Disha, që mundi t’i shpëtojë atentatit, në makinë ndodhej edhe një vajzë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia për shkak të hetimit. Ajo ka rrëfyer se autori erdhi nga pas dhe qëlloi drejt shoferit. Policia pritet të marrë edhe deklarimin e të plagosurit Melvi Disha, mbi rrethanat e atentatit apo dyshimet për autorë të mundshëm.

27-vjeçari është njohur me Emiliano Boçin në Gjermani, ku jetonin prej disa vitesh. Pistat e policisë, veç asaj të hakmarrjes, janë orientuar edhe përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme në Holandë e Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY