VIDEO/ Ndërtohet droni gjigant që mban mbi 200 kg ngarkesë

VIDEO/ Ndërtohet droni gjigant që mban mbi 200 kg ngarkesë

126
0
Shares

Kompania e madhe Boeing ka zbuluar një dron gjigant që është në gjendje të mbajë një ngarkesë prej 220 kg. Gjiganti i hapësirës ajrore tha se droni mund të shërbejë si pararendës për avionët e ardhshëm autonomë të fluturimit.

Inxhinierëve të Boeing iu deshën vetëm 3 muaj për ta hartuar dhe ndërtuar thotë kompania. Dorni përfundoi me sukses testet fillestare të fluturimit në laboratorin kërkimor të Boeing në Misuri. “Ky mjet fluturimi ajror i ngarkesave paraqet një hap tjetër madhor në strategjinë tonë Boeing eVTOL. Ne kemi një mundësi për të ndryshuar me të vërtetë udhëtimin dhe transportin ajror”, tha shefi i teknologjisë së lartë të Boeing, Greg Hyslop.

I fuqizuar nga një sistem elektrik shtytës, prototipi CAV është i pajisur me tetë helika që lejojnë fluturimin vertikal. Është 4.57 metra e gjatë, 5.49 metra e gjerë, 1.22 metra e lartë dhe peshon 339 kilogramë. Boeing nuk ka ofruar detaje të tjera rreth fluturimit, të tilla si kohëzgjatja e testimit ose kapaciteti i baterive të CAV.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY