EMRAT & FOTO/ Vrasja në Angli, zhduket në rrethana të dyshimta në...

EMRAT & FOTO/ Vrasja në Angli, zhduket në rrethana të dyshimta në Shqipëri, i afërmi i autorit

367
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën hetim Altin Muratin, 37 vjeç, i dyshuar për bashkëpunim në zhdukjen e shtetasit Artan Lleshi. Për fatin e Artan Lleshit nuk dihet asgjë që prej muajit nëntor 2017. Për herë të fundit, sipas dëshmitarëve okularë, Artan Lleshi është parë tek rrethrrotullimi i Kamzës.

I dyshuari për këtë ngjarje, Altin Murati, i njohur ndryshe edhe me emrin Mario është arrestuar në sekret të plotë dhe gjithashtu po në sekret është lënë nën masë arresti me burg nga gjykata për akuzën e vrasjes me paramendim. I dyshuari Murati e ka ftuar për kafe 37-vjeçarin Lleshi, ndërkohë që ka dyshime se ua ka dorëzuar atë më pas disa personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë larguar nga Shqipëria.

Por zhdukja e të riut Artan Lleshi shihet si vazhdimi i një hasmëria disavjeçare të nisur me një krim të bujshëm në Angli, ku një i ri i fisit Hoxha nga Mamurrasi është rrëmbyer dhe më pas u gjet i djegur. Për këtë ngjarje u dënua në Angli Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Artanit. Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se edhe zhdukja e Artan Lleshit, kushëri me vrasësin Arben Lleshi, ka lidhje me këto ngjarje.

Sipas dëshmitarëve, i zhdukuri është thirrur tre muaj më parë për kafe nga i dyshuari dhe pasi ka hipur në makinën e tij tek rrethrrotullimi i Kamzës është zhdukur pa asnjë gjurmë. Por i dyshuari Altin Murati e kundërshton këtë version të Prokurorisë dhe thotë se e kishte shok të zhdukurin Lleshi, madje disa herë i ka dërguar para nga Gjermania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY