MASHTRIMI/ Pasi qeveria “i ngopi me lugë bosh”, pezullon fondin e kompensimit...

MASHTRIMI/ Pasi qeveria “i ngopi me lugë bosh”, pezullon fondin e kompensimit për ish-të përndjekurit

220
0
Shares

Qeveria mund të anulojë përfundimisht kompensimin për trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë. Masa, e cila përbën një goditje për viktimat e regjimit komunist, u lajmërua nga vetë ministri i financave Arben Ahmetaj. “Ne kemi shlyer plotësisht të përndjekurit e gjallë. Ka një debat të ri në qeveri për trashëgimtarët. Do vazhdojmë të kompensojmë, brezin e dytë, të tretë e kështu me radhë apo do të kufizohemi”, tha Ahmetaj.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani shteti shqiptar ka paguar rreth 8 miliardë lekë për të kompensuar ish të përndjekurit politik. Por thuajse i gjithë ky fond ka shkuar për ata që janë gjallë, ndërsa trashëgimtarët e ish të përndjekurve që janë ndarë nga jeta ka raste që nuk janë kompensuar fare. Dy muaj më parë, qeveria publikoi një listë me 800 emra trashëgimtarësh të ish të përndjekurve, të cilët mund të trajtoheshin me shpërblim. Por tashmë i gjithë fondi për kompensimin është ngrirë. “Po fondi është ngrirë deri në momentin që ne të kemi një vendim përfundimtar se çfarë do të bëjmë me trashëgimtarët, do t’i dëmshpërblejmë apo jo”, tha Ahmetaj.

Ky vendim është një goditje e fortë për viktimat e regjimit komunist, të cilët Shqipëria duhet t’i kishte dëmshpërblyer me kohë. Por pas zvarritjes me vite të tëra të pagesave, tani qeveria duket se do të marrë një vendim, i cili i heq plotësisht të drejtën e tyre për të marrë kompensim për vuajtjet e tmerrshme gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY