RAPORTI & EMRAT/ Vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP, ja...

RAPORTI & EMRAT/ Vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP, ja kush është përzgjedhur

156
0
Shares

Kuvendi ka mbyllur shqyrtimin e kandidaturave të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas njoftimit të Kuvendit shqyrtimi është mbyllur brenda afateve ligjore të përcaktuara në nenin 35 pika 9 të ligjit 115/2016. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.

Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot dt. 15. 01. 2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Gjithashtu në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY