RRËFIMI/ Babai i Florenc Beqirajt tregon telefonatën e fundit me të birin:...

RRËFIMI/ Babai i Florenc Beqirajt tregon telefonatën e fundit me të birin: Si më bënë presion mjekët për t’i hequr aparaturat djalit

147
0
Shares

Babai i shqiptarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Marsejë të Francës ka rrëfyer ngjarjen e trishtë në emisionin “Me zemër të Hapur” në News24. Gëzim Beqiraj tha se djali i tij 23-vjeçar ishte një djalë i urtë dhe punëtor dhe kërkon të zbardhet e vërteta e vdekjes së djalit.

“Ai ka qenë një nga fëmijët më të veçantë kush e ka njohur. Nuk e them unë, por e thonë të gjithë ata që e njohin. Ai ka qenë punëtor me mua. Ai tha unë po iki në Francë për punë. Të më japin provat që djali im nuk e ka pranuar azilin. Ai ka ikur në vitin 2016 në Francë dhe ka shitur rroba në të zezë në Francë. Ne i kemi nisur lekë nga Shqipëria. Pse flasin keq për djalin tim?”.

Ndër të tjera Gëzim Beqiraj ka thënë se djali ishte regjistruar si egjiptian dhe kishte kërkuar azil ekonomik dhe jo politik. Ai u shpreh se djali është arrestuar nga policia në shtëpi teksa ishte duke gatuar dhe ka rrëfyer edhe bisedën e fundit me të pas arrestimit.

“Ai është regjistruar si egjiptian dhe nuk ka kërkuar azil politik, por azil ekonomik. Atij nuk ja kanë aprovuar azilin dhe ka qëndruar pa dokumente. Djali ishte në shtëpi duke gatuar kur ka shkuar policia e ka marrë. Djalit i kishin dhënë vetëm një vit qëndrim dhe më pas ai ka punuar në të zezë. Djalin e kanë marrë ashtu siç ishte dhe e kanë çuar në polici. Ne na ka marrë shoku i djalit i cili na ka thënë se Florencin e ka marrë policia. Djali na ka marrë në telefon me telefonin e policisë dhe ka folur me te motrën e tij. Ai i ka thënë thuaji babit dhe mamit të mos mërziten se pas 3 – 4 ditë do kthehem sa të plotësohet numri. Pas 4 ditësh e kemi marrë në telefon dhe na kanë thënë se djalin e keni të vdekur. Kush ma mbrojti djalin? Kur kam folur më ambasadorin ne telefon i kam kërkuar ndihmë. Ambasadori tha se unë jam në Paris dhe nuk mund të vinte. Nëse djali im ka bërë ndonjë gjë, ata nuk të falin. Shteti jonë të reagojë dhe dua të zbardhet e vërteta se kush ma mbyti djalin”, ka thënë Gëzim Beqiraj.

Kujtojmë se në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

Babai i të riut Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në rrethana misterioze në Francë ka rrëfyer më tej edhe momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij, si dhe presionin e mjekëve në Francë se nëse ai do kundërshtonte do thërrisnin policinë. Ai u shpreh se pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta.

“Djali ka qëndruar rreth 2 – 3 janë në komisariatin e Policisë. Ai ishte rajon policie i sigurisë së lartë. Djali kishte shenja teli në fyt dhe djalin tim e kanë nisur për në morg, por një mjek ka thënë se ai është për në spital, pasi i punon pulsi. Kur shkova në spital më thanë se do i heqin aparaturat, pasi truri i tij ka vdekur. Ata më thanë se nëse t’i kundërshton ne do thërrasim policinë. Djali nuk ka pasur asnjë arsye për të varur veten siç pretendohet dhe nuk e di çfarë i kanë bërë. Me policinë franceze unë nuk kam pasur kontakt pothuajse fare. Mua më thanë hajde shikoje se do i heqim aparaturat. U thashë po si mund të vras djalin me duart e mija. Pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta”, rrëfeu i përlotur Gëzim Beqiraj.

Në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez. Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe protesta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY