LETRA/ Edhe Igli Totozani i gatshëm të ulet në gjunjë para Romana...

LETRA/ Edhe Igli Totozani i gatshëm të ulet në gjunjë para Romana Vlahutin

115
0
Shares

“Loja” e nisur dje nga shkrimtari Ismail Kadare, ka ndezur një “garë të ethshme” se kush është i gatshëm dhe sa më “i shpejtë” për tu gjunjëzuar para Ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Sot, “shishen” në radhën e “të gatshmëve për gjunjëzim” e ka vendosur edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Si Kadare edhe Totozani ka zgjedhur një “letër të hapur” për të demonstruar këtë gatishmëri, sigurisht me disa doza inferioriteti, për atë që ai nuk di të shkruajë aq bukur…

Letra e plotë i Igli Totozanit

“E nderuar zonja Vlahutin,
Unë nuk mund të shkruaj më bukur se shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, por besoj se si çdo qytetar i këtij vendi jam i aftë të ndjejë si ai. Kadare në gjithë veprën e tij ka ditur të njoh në thellësi ndjenjat më fisnike e të qenësishme të popullit tonë. Kurrkush si ai nuk ka ditur ta njoh në mënyrë aq komplekse dhe ta përshkruaj aq bukur shpirtin e popullit tonë, ndaj besoj që edhe në këtë rast ai ka ditur t’ju transmetoj juve si njeri, si grua, ndjesinë e hidhur që na ka lënë kjo ngjarje të gjithëve ne.
Nuk më mbetet veçse të rreshtohem bashkë me të si njeri dhe si përfaqësues i një institucioni shtetëror për t’ju kërkuar ndjesë dhe për t’ju shprehur gjithë mirënjohjen time dhe të institucionit për punën dhe misionin tuaj dhe të Bashkimit Europian në të mirë të vendit tim dhe të ardhmes së tij evropiane”.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY