Greqi, doli me leje nga burgu, 30-vjeçari shqiptar tenton futjen në Shqipëri

Greqi, doli me leje nga burgu, 30-vjeçari shqiptar tenton futjen në Shqipëri

138
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas mediave greke, 30-vjeçari kishte dalë me leje nga burgu i Patras, po nuk u kthye më kurrë. Ai vuante një dënim prej 15,5 vjetësh, i dënuar për trafik droge.

“Liria” e tij ka përfunduar paraditen e të hënës. Ai është pikasur në pikën e kontrollit të pasaportave dhe policët i kanë hedhur prangat, pasi ka rezultuar person në kërkim. Tashmë ai do të kthehet sërish në institucionet e burgimit, ku do të duhet të gjykohet e ndëshkohet edhe për veprën penale të arratisjes nga burgu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY