DETAJE/ Tiranë, atentati, e dashura dërgoi Emiliano Boçin në spital, 32-vjeçari ndërroi...

DETAJE/ Tiranë, atentati, e dashura dërgoi Emiliano Boçin në spital, 32-vjeçari ndërroi jetë rrugës

258
0
Shares

Emiljano Boçi sapo kishte dalë nga një restorant në rrugën “Shefqet Musaraj” në Tiranë bashkë me të dashurën dhe shokun e tij Melvi Disha, kur u qëllua mbrëmë me silenciator. Ishte e dashura e tij që njoftoi policinë për atentatin, ndërsa transportonte të dy djemtë e plagosur për në spital.

Nga ato që vajza tregoi në polici mendohet se atentatori ka qëlluar nga pas mjetit “Range Rover” ku ishin futur të rinjtë. Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person ende i paidentifikuar. Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transportohej drejt Spitalit të Traumës.

Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por, fatmirësisht, ajo i ka shpëtuar plumbave. Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës. Dyshohet se vrasësi ka qenë duke pritur që viktima të dilte nga restoranti për ta qëlluar sapo ai ka hyrë në makinë. Emiljano Boçi ishte kthyer nga Gjermania para 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY