RENDI DITËS/ KQZ zëvendëson mandatet e dy deputetëve, ja emrat e rinj...

RENDI DITËS/ KQZ zëvendëson mandatet e dy deputetëve, ja emrat e rinj që hyjnë në Kuvend

133
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të vendosur që të bërë zëvendësimet e dy deputetëve që ju hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit. Javën e kaluar KQZ-ja u hoqi mandatin deputetëve të LSI dhe PDIU që zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin.

Mësohet se deputeti më i ri nga radhët e PDIU-së do të jetë, Dritan Bici. Në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila pritet të marrë sot mandatin si deputete.

Njoftimi i plotë i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

1 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Gledjon Rahovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Gledjon Rahovica.

2 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm  të mandatit të deputetit z. Aqif Rakipi.

3 – “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY