DETAJE & FOTO/ Tiranë, atentati, e kaluara e viktimës, dy pistat ku...

DETAJE & FOTO/ Tiranë, atentati, e kaluara e viktimës, dy pistat ku po heton policia

175
0
Shares

Në vijim të hetimeve për atentatin e mbrëmshëm në Tiranë, burime nga grupi hetimor thanë se objektivi i atentatit ka qenë pikërisht personi që humbi jetën, Emiljano Boçi.

Emiliano Boci

Sipas Policisë, viktima është person me precedentë penal dhe kishte më pak se dy vite që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja, për të cilën ai ishte deklaruar fajtor, ka ndodhur saktësisht 8 vjet më parë, më 14 janar të vitit 2010, në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë. Pas përfundimit të dënimit, Boçi kishte jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani dhe në Holandë.

Nisur nga këto rrethana, Policia ka përqendruar hetimet në dy pista kryesore. E para lidhet me ngjarjen për të cilën ai është dënuar me 10 vjet burg. Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me ndonjë veprimtari të jashtëligjshme, që ai dyshohet se ka qenë i përfshirë, pas daljes nga burgu. Dyshohet për aktivitet në fushën e narkotikëve, kryesisht kokainë, në Holandë, për të cilën ai po verifikohej së fundmi nga Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY