RENDI DITËS/ Sot rinis punimet Kuvendi, ja për çfarë pritet të debatohet

RENDI DITËS/ Sot rinis punimet Kuvendi, ja për çfarë pritet të debatohet

105
0
Shares

Kuvendi do të çelë sot punimet e sesionit të dytë parlamentar gjatë ditës së hënë .

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Disa ditë më parë në konferencën e Kryetarëve Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, e cila pritet të jetë zanafilla e debateve të sotme.

Rendi i ditës

  1. Hapja e Sesionit të II-të të Legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë.
  2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14. 12. 2017 dhe 18. 12. 2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
  5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
  6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY