Këshilltari tregon detajet e fundit për shëndetin e Isa Mustafës

Këshilltari tregon detajet e fundit për shëndetin e Isa Mustafës

376
0
Shares

Ish-Kryeministri i Kosovës niset për Gjermani për të vijuar mjekimin e tij pas një ‘gripi’ të rëndë që po e vuan prej disa ditësh.

Dërgimi i Mustafës jashtë vendit për shërim e konfirmoi këshilltari i tij, Besnik Berisha. Ai thënë se Mustafa mund të udhëtojë jashtë vendit për disa ekzaminime. “Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka treguar më tej ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryeministri Isa Mustafa, ditëve të fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital. Mësohet se Mustafa aktualisht e ka të pamundur të lëvizë dhe pritet do dërgohet për shërim jashtë vendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY