Atentati i parë ndaj Emiljano Bocit, ja kush u arrestua në 2010

Atentati i parë ndaj Emiljano Bocit, ja kush u arrestua në 2010

734
0
Shares

Viktima Emiljano Boci është arrestuar shtatë vjet më parë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative. Sipas njoftimit të policisë në atë ditë thuhet se janë arrestuar 3 persona, mes të cilëve edhe Emiljano.

Ata janë Artur Islam Tresa, 24 vjec, banues në Selitë, Roland Halit Hoxha, 26 vjec, Astrit Refat Malaj, 28 vjec, Emiljano Hair Boçi, 25 vjec, banues në Tiranë. “Arrestimi i tyre u bë sepse dje në Selitë, Artur Tresa, në bashkëpunim me Astrit Malaj, për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë zjarri pistoletë 25 vjecarin Emiljano Boçi, që u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Në momentet e para të grindjes, ky i fundit në bashkëpunim me Roland Hoxha, tentuan të vrasin shtetasin Astrit Malaj, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën”, thanë burimet. Nga e kryera e veprimeve hetimore, rezultoi se Emiljano Boçi ishte person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e datës 20.05.2010, ka vendosur masën e sigurise “Arrest ne burg” për veprat penale të parashikuar nga nenet 79/dh/22 e 278/2 i K.P. Për këtë arsye, Boçit ju bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe tre gëzhoja pistolete, matërialet e të cilave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pas zhvillimit të gjyqeve për të dy akuzat, Emiljano ka marrë një dënim me 2 vjet burg dhe një tjetër me 10 vjet burg.
Dënimi i parë me 2 vjet burg u dha me dt.12.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Vendimi tjetër me 10 (dhjetë) vjet burgim u dha për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë dhe  “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Njoftimi i policise:

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY