Detektivi privat ka zbuluar dhjetëra raste: Këto janë shenjat që burrat po...

Detektivi privat ka zbuluar dhjetëra raste: Këto janë shenjat që burrat po ju tradhtojnë

294
0
Shares

David King, një detektiv privat, ka ndërmarr një mision: të informojë të gjitha gratë për shenjat që tregojnë se burri i tyre po i mashtron. Ai është shprehur se në 80% të rasteve që gratë janë drejtuar tek ai, pasi dyshonin se bashkëshortët po i tradhtonin, kanë rezultuar të sakta, kjo sepse ata kanë vënë re detaje, që burrave as nuk u interesojnë. King vendosi që ta ndajë me ne këtë informacion.

Pra, këto janë katër shenjat që burri juaj ju tradhton…

  1. Ai nuk i kushtonte shumë rëndësi pamjes së jashtme, por papritur ndërron modelin e flokëve, stilin e veshjeve, parfumoset shumë. Nëse kuptoni se ai nuk dëshiron të kalojë shumë kohë me ju, atëherë ka shumë mundësi që po ju tradhton.
  2. Nëse bashkëshorti juaj vendosë fjalëkalim në telefon, tablet, kompjuter pa arsye, atëherë është një shenjë për të cilën duhet të shqetësoheni. Sigurisht, nëse jeni mësuar që t’i kontrolloni thirrjet e humbura, folder-at e tij në kompjuter, kjo është një shenjë që ai ka nevojë për pak hapësirë private. Por nëse ai papritur vendosë fjalëkalim dhe këtë nuk e kishte bërë më parë, po ju fshehë diçka.
  3. Nëse bashkëshorti juaj po ju tradhton, atëherë ai bëhet më agresiv me ju. Nëse ndodh që ai të nervozohet sa herë e merrni në celular, apo për çdo pyetje që bëni, edhe më të thjeshtën, ai e përdor si një mënyrë për të ndezur debat, nuk është një shenjë e mirë. Duket sikur kërkon arsye për të debatuar. Dhe pasi ju kërkoni që të sqaroheni, ai zgjedh të largohet me justifikimin se “do të qetësohet pak” apo “të marrë ajër të pastër”. Në këtë situatë, ai përpiqet të që mos ndihet fajtor, por ta hedhë fajin tek ju.
  4. Një tjetër shenjë që tregon se bashkëshorti juaj ju tradhton, është se dëshiron që të dalë pa ju. Nëse më parë, ju ftonte të dilnit me të në kinema, restorante, jashtë qytetit me miqtë e përbashkët, dhe tani jo më, atëherë është një sinjal shqetësues. Me shumë gjasa, ai ka gjetur dikë tjetër, dhe ju nuk jeni fare në dijeni për këtë.

Diçka e rëndësishme për t’u mbajtur mend…

Të ndara, këto sinjale nuk thonë asgjë, por nëse ato bëhen të gjitha bashkë, atëherë ka arsye për t’u shqetësuar.

A mendoni se duhet të shtojmë diçka tjetër në listë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY