DETAJE/ Shkodër, shpërthimi i tritolit, 9 të shoqëruar në polici

DETAJE/ Shkodër, shpërthimi i tritolit, 9 të shoqëruar në polici

272
0
Shares

Policia e Shkodrës nuk ka gjetur akoma autorët e atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, por ka zbuluar mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja. Nga hetimet rezulton se në motorin ku ishte vendosur sasia prej 400 gramë tritoli, ishte parkuar vetëm pak minuta para se Lulzim Kulla të hipte në makinë.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici nëntë persona, por që ende nuk është gjetur një dëshmi rreth autorëve. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lokaleve pranë objektit ku ndodhi shpërthimi në lagjen “Rus” të Shkodrës. Sipas të dhënave të përcjella nga policia, saktësohet se tre nga të dëmtuarit, midis tyre dhe Lulzim Kulla, i cili ishte objektivi i sulmit, janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas kësaj panorame vjen apeli i shefit të policisë kriminale Saimir Rrustemi: “Do ul kokën para prokurorëve e gjyqtarëve: Boll më! Vendi ka nevojë për pjesën tuaj të drejtë e të ndershme!”, shkruan ai në mesazhin e tij në “Facebook”. Shpërthimi në Shkodër shkaktoi plagosjen e tetë personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY