5 skafe dhe snajperë grekë për të kapur gomonen me 2 ton...

5 skafe dhe snajperë grekë për të kapur gomonen me 2 ton marijuanë, skafistët shqiptarë shpëtojnë

83
0
Shares

Një operacion mes policisë greke, asaj italiane dhe shqiptare që është ende duke vijuar ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 ton marijuanë kur u vunë në ndjekje të një gomoneje në det të hapur. Policia greke ka hyrë me leje në ujërat shqiptare, por skafistët kanë arritur të dalin në breg, ndërsa drogën e kanë hedhur në det, pakot e të cilave janë gjetur nga policitë partnere.
NDJEKJA E GOMONES
Pak pas mesnate, policia italiane ka njoftuar policinë greke se një avion i FRONTEX, ka pikasur një gomone, e cila pasi ka venë re se po ndiqej, ka ndryshuar kurs duke u drejtuar për në ujërat shqiptare, duke kaluar në ishullin Othonos në Greqi. Në det kanë dalë 5 skafe të policisë greke duke u koordinuar me një skuadër snajperash specialë të policisë kufitare greke dhe me koordinimin gjithashtu të avionit të FRONTEX.
Sot, rreth pasdites është arritur të pikaset sërish gomonia, drejtuesit e së cilës nisën të hedhin në det pako të dyshimta. Policia greke ka marrë leje nga autoritetet shqiptare dhe skafet e policisë greke kanë hyrë në ujërat shqiptare duke ndjekur gomonen. Në ndihmë kanë ardhur skafet e policisë italiane dhe asaj shqiptare. Gomonia ka arritur të futet në brigjet shqiptare dhe 3 drejtuesit e saj kanë dalë në tokë duke ikur në drejtim të paditur. Gomonia po tërhiqet aktualisht nga policia greke. Deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar në det 110 pako nga policia greke dhe 12 pako nga ajo italiane, të cilat mendohet të jenë rreth 2 ton marijuanë. Operacioni vazhdon nga policia greke, italiane dhe shqiptare.
                                        

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY