Basha: Pjesëmarrja masive në 27 janar, mesazhi që do të flasë më...

Basha: Pjesëmarrja masive në 27 janar, mesazhi që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik

157
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Vorë se një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve. Basha mori si shembull faturën që mijëra familje shqiptare detyrohen ta paguajnë si këst mujor për energjinë dhe faturën që qeveria paguan për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit. “200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mynxyra e rritjes së çmimit të ujit”, u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anuluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve. “Ky është plani. Ky është vendimi. Kjo është vendosmëria e demokratëve. Tu japë shqiptarëve një qeveri e cila paratë nuk i çon tek oligarkët por i çon tek qytetarët. Çmimi energjisë, çmimi i naftës, çmimi i ujit, çmimi i ushqimeve bazë janë shqetësime themelore të njerëzve. Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës janë pasojat e drejtpërdrejta të këtyre mënxyrave që janë dhurata dhe prodhimi i vetëm i Edi Ramës për popullin”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se 27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje që shumica absolute e shqiptarëve do t’i japë pakicës që qeveris me krimin. “Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se përmes protestës shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime dhe krijimin e një qeverie antimafia, e cila do të përfundojë reformën zgjedhore do të çlirojë drejtësinë nga krimi dhe do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën për të vendosur me votë të lirë se kush do t’i qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY