SKANDAL/ Qumështi i bebeve me salmonelë, zbulohet shkaku i shpërthimit në 83...

SKANDAL/ Qumështi i bebeve me salmonelë, zbulohet shkaku i shpërthimit në 83 shtete

190
0
Shares

Më tepër se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat  që janë shpërndarë në rreth 83 shtete të botes janë tërhequr nga tregu për shkak të një skandali të bakterit të salmonelës që përfshiu kompaninë franceze të qumështit “Lactalis” Produktet e qumështit janë ndaluar që prej muajit dhjetor, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë prodhimi.

Padi të shumta janë ngritur nga prindërit të cilët deklaruan se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së qumështit. Kompania “Lactalis” është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me një shitje vjetore prej 17 miliardë dollarësh. Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidratim të një shkalle të lartë.

Gjithashtu mund të jetë dhe një kërcënim i mundshëm për jetën, kryesisht te fëmijët e vegjël. Deri më tani janë raportuar 35 raste në Francë dhe një tjetër është konfirmuar në Spanjë. Ndërkohë në hetim është edhe një tjetër rast i mundshëm në Greqi. Në një intervistë ekskluzive për shtypin francez, CEO i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehte skandalin në fabrikën e prodhimit.  “Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin ne do të bashkëpunojmë plotësisht,” është shprehur Emmanuel Besnier.

Kompania ka thënë se ndotja ishte shkaktuar nga rinovimi i fabrikës Celia në Francën veriperëndimore. Qeveria franceze paralajmëroi kompaninë se do të dënohet për këtë ngjarje. Ata kërcënuan gjithashtu se të vendosin sanksione ndaj shitësve pasi u zbuluan disa zinxhirë të supermarketeve të mëdha që vazhdojnë ende të shesin produktet e kontaminuara që tashmë janë të ndaluara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY