Shpërthimi i gazit metan gjatë ditës së sotme në minierën e Bulqizës deri më tani duket se do të ketë një bilanc tragjik, me tre minatorë të vdekur.
Shpërthimi ka ndodhur në nivelin 21 të minierës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 m në thellësi të saj, por në orët e mbrëmjes raportohet se ka dyshime që 3 minatorët kinezë kanë vdekur, pasi grupet e shpëtimit nuk arritën të futen në nivelin e 21-të.
Me herët u raportua se u plagosën 3 minatorë kinezë dhe u bllokuan 3 të tjerë. Mësohet se operacioni i kërkim shpëtimit do ndërpritet gjatë natës dhe do rinisë të dielën. Në Bulqizë ka shkuar edhe ambasadori kinez në vendin tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/