Berisha në çadër: Kavaja e kapitulloi, ju tregoj planin e Ramës...

Berisha në çadër: Kavaja e kapitulloi, ju tregoj planin e Ramës për 13 majin

96
0
Shares

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha duke folur nga cadra e protestës ka falënderuar Kavajën, e cila sipas tij shënoi kapitullimin e Ramës.
“Kavaja e bëri atë të kapitullojë në panik të madh, të tërhiqet, kjo fitore e jashtëzakonshme e cadrës së lirisë, qytetarëve që duan votën e lirë është një frymëzim për mbarë shqiptarët të shndërrojnë 13 majin në ditën e ngadhënjimit, triumfit në ditën e protestës më të fuqishme në historinë e protestave në vend. Më 13 maj do vërshojnë, u bëj thirrje qytetarëve të hapin dyert për të gjithë njerëzit që do vijnë në protestë. Më 13 maj do vërshojnë mbarë të rinjtë, Rama është i tmerruar, ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë pikniqe me gjimnazistë që ata të mos vërshojnë drejt Tiranës, këtu i ke dhe je i pashpresë”- tha ai.
Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert të rinjve të cilët do të vijnë në kryeqytet për të protestuar të shtunën e 13 majit.
“Edi Rama është i tmerruar ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë pikniqe me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Shqipërisë. Këtu i ke.
Më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë mbarë shqiptarët të cilët e ndjejnë veten të mashtruar. Të gjithë shqiptarët do i kesh në Tiranë më datën 13. Më 13 maj në Tiranë vërshon mbarë Shqipëria”- ka përfunduar Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY