Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të kenë një shifër të lartë në buxhetin e këtij viti.
Projektvendimi i përgatitur nga administrata zgjedhore parashikon në total një buxhet prej 733 milion lekësh, krahasuar me 727.254.886 milion lekë, që ishte buxheti i zgjedhjeve të 2013-s.
Struktura e shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin, parashikon që zëri i pagave për personelin shtesë dhe pagat e anëtarëve të komisioneve të votimit të jetë më i kushtueshmi me rreth 285 milonë lekë, ndërsa zëri i shërbimeve kap shifrën e 254 milon lekëve, ndërsa ai për mallra është më i ulëti me rreth 193 milion.
Vendimi për buxhetin pritet të miratohet nga KQZ në mbledhjen e ditës së martë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/