Edi Rama, ja deklarata që bëri sot dhe mërziti pa masë Saimir...

Edi Rama, ja deklarata që bëri sot dhe mërziti pa masë Saimir Tahirin

816
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një deklaratë për policinë pa menduar shumë se përmes saj ka rrëzuar edhe moralisht ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në ceremoninë e 105-vjetorit të Policisë së Shtetit organizuar në Lezhë, kryeministri Edi Rama tha se 2017 ishte viti me rezultatet më të mira në 27 vitet e fundit.

“Shqiperia doli nga harta që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. S’ka as Lazarat dhe as lazaratër.Hoqi nga grupet 40 milionë Euro pasuri. Vrasjet më të ulta. Arrestimet për trafik droge janë shumëfishuar. Aksidentet janë më të ulta”, tha Rama në vijim.

“Edhe spastrimi i domosdoshëm do të realizohet. Brenda 100 ditëve u përfundua hartimi i bazës ligjore për vetingun në polici i cili nis së shpejti dhe është po aq i rëndësishëm sa vetingu në drejtësisë. Procesi do të largojë të gjithë policët e përfshirë në grupe kriminale. Kjo është baza e madatit të dytë. Kjo është policia e Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri e ka kosnideruar vazhdimisht të suksesshëm Tahirin dhe nuk është kursyer asnjëherë në lëvdata për të. Por ama sot zgjodji ta konsideronte vit të mirë për policinë, të vetmin vit që tahiri nuk ishte ministër. Saimir Tahiri dha dorëheqje në fund të pranverës së vitit 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY