Ish kryeministri ka mbetur në trafik, tmerri i bllokimit vijon edhe në...

Ish kryeministri ka mbetur në trafik, tmerri i bllokimit vijon edhe në fundjavë

121
0
Shares

Trafiku në dalje dhe hyrje të Tiranës është bërë një makth për mijëra qytetarë që përdorin këtë rrugë cdo ditë. Tashmë nuk ëhstë fjala vetëm për ditët e punës por edhe për fundjavë, trafikur është i papërballueshëm me qetësi.

“Pas 52 minutash qe jemi nisur nga stadiumi Dinamo kapercyem Shqiponjen e u futem ne autostrade. Nuk besoj qe ky eshte trafiku qe duam….rrnofte sheshi…”shkruan ish-Kryeministri Aleksandër Meksi.

Pavarësisht se sinjalet për një trafik të madh dhe të qëndrueshmë janë dhënë shumë vite më parë, qeveria nuk ka planifikuar një hyrje të re për Tiranën nga veriu e cila do të shpërndante trafikun në zona të tjera të Tiranës dhe jo direkt në qendër të saj. Është i vetmi kryeqyteti në Evropë që ka vetëm dy hyrje ndërkohë që i mungon edhe unaza.

Përpara tenderave shumëmilionësh më studime që nuk i hyjnë në punë askujt Bashkia e Tiranës të bëjë një studim se si mund të ulet trafiku në të vetmen hyrje të saj në standarte që është nga Perëndimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY