DETAJE/ Divjakë, plumba vajzës 14-vjeçare që donte: Ose do bëhesh imja, ose...

DETAJE/ Divjakë, plumba vajzës 14-vjeçare që donte: Ose do bëhesh imja, ose e askujt

162
0
Shares

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën që donte.

Bajram Krasniqi (me origjinë nga Kosova) ishte i lidhur me 14-vjeçaren që qëlloi me kallashnikov. Përveç ngjarjes së rëndë, që fatmirësisht rezultoi pa asnjë të lënduar, një tjetër detaj del në dritë. Burimet bënë me dije për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kishin lidhje gjaku, ndërsa thuhet se ata janë kushërinj të dytë.

Si nisi konflikti

Mësohet se 22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur që e kishte edhe kushërirë të afërt. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është “tërbuar” nga inati.

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë. “Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Bajram Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Dëshmia e vajzës

Policia thotë se e mitura nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është mirë nga ana shëndetësore, ndërsa psikologjikisht vajza është shfaqur e trembur. Ajo ka thënë para Policisë se nuk e kishte marrë kurrë seriozisht ngacmimin e vazhdueshëm të tij. “Nuk më kishte bërë përshtypje. Fliste si të gjithë çunat. Nuk di se çfarë ka menduar”, mësohet të ketë thënë e reja për Policinë. Kjo e fundit, brenda një kohë të shkurtër pas denoncimit të ngjarjes, ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar si dhe të sekuestrojë armën, me të cilën i riu ka tentuar të kryejë krimin.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë. Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një shtetaseje 14 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY