Durrësi alarmon, 5 vetëvrasje brenda 24 orëve

Durrësi alarmon, 5 vetëvrasje brenda 24 orëve

104
0
Shares

Kohët e fundit Durrësi ka rezultuar alarmues përsa i përket rasteve të vetëvrasjes. Konkretisht dita e djeshme ka pasur 5 raste, dy prej të cilëve janë shpëtuar nga familjarët. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën.
Gjatë ditës së djeshme në orën 17:00, në Sektorin Rinia, në banesë është vetëhelmuar  24-vjeçarja me inicialet B. B., e cila më pas ka ndërruar jetë në spital.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, ku një i moshuar me inicialet Sh. N., është hedhur nga kati i 3-të i banesës, duke gjetur vdekjen.
Rasti më i rëndë ishte i punonjëses së policisë Peranxhela Shahini, e cila qëlloi veten me armën e shërbimit.
Ndërsa pronari i një lokali ka tentuar ti japë fund jetës duke u qëlluar me thikë. Fatmirësisht 63-vjeçari me inicialet O. N., është dërguar me urgjencë në spital dhe është shpëtuar.
Po dje, në Kavajë një i ri, 27-vjeçari me inicialet A. Z., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar nga familjarët. Edhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY