Shkëlqim Miri mbetet në burg, Apeli rrëzon kërkesën e avokatëve

Shkëlqim Miri mbetet në burg, Apeli rrëzon kërkesën e avokatëve

96
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur sot të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri.

Ekspertët mjekoligjorë kanë argumentuar se Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendon avokati mbrojtës.

46-vjeçari Miri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa ai u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda.

Kundrejt vendimit të këtij gjyqtarim, Doda ka fituar lirinë. Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY