Ironia e Boçit me Ramën: Pse nuk i fut fët e fët...

Ironia e Boçit me Ramën: Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm dhe FSHF-së

93
0
Shares

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se do të politizohet, pasi deputeti socialist Bashkim Fino ka shpallu kandidaturën përballë presidentit aktual Armando Duka.

Më tepër sesa një dëshirë personale, kjo shfaqet si një kandidaturë e imponuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tashmë po synon të shtrijë kontrollin personal edhe mbi futbollin në vend.

Një gjykim të tillë i bën deputeti demokrat Luçiano Boçi garës në fjalë, teksa e komenton me ironi kandidaturën e Finos.

Postimi i Boçit:

Po më habit ky Rama me FSHF-në?! Ka nxjerrë në garë Finon e reformës politiko-administrative, që bëri bashki Urën Vajgurore 2013, për të mundur Dukën që dergoi kombëtaren në Francë 2016?!!! Pse nuk i fut fët e fët një President të përkohshëm ky dhe këtu?!
Jo për noi gjo, por për “reformë” dhe kjo….
Që më në fund të na e bëjë dhe FSHF-në të mosvarme nga……futbolli.
T’i çojë më parë një letër OPDAT-it se e gjen ai “vegjen”…
Parlamentin e ka dhe Gramozi gati është me ul “shaminë” e….. startit të votimit me 36 vota, jo atë të 97-tës.
Vetëm kështu do biem rehat, sepse më në fund të gjitha do t’i kemi të mosvarme:
Rilindjen të mosvarme nga PS.
Prokurorinë të mosvarme nga drejtësia.
Policinë të mosvarme nga shteti.
Qeverinë të mosvarme nga buxheti.
Parlamentin të mosvarëm nga Kushtetuta.
Demokracinë të mosvarme nga liria.
E në fund Ramën të mosvarëm nga….koka (merreni me cilin kuptim të dëshironi).
Dhe pastaj thoni ju që ne jemi shtet varja….
Joooo!!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY