Shqiptari i cilësuar si ‘islamik i rrezikshëm’ dëbohet nga burgu në Gjermani

Shqiptari i cilësuar si ‘islamik i rrezikshëm’ dëbohet nga burgu në Gjermani

114
0
Shares

Në njërin prej dy avionëve që dje rreth orës 9.40 janë nisur me refugjatë nga aeroporti Karlsruhe-Baden, ka pasur edhe persona që do të dëboheshin për në Kosovë.

Në mesin e tyre nga landi i Bavarisë është dëbuar drejtpërdrejt nga burgu ku mbahej, edhe një kosovar i identifikuar si “rrezikues islamik”, shkruan focus.de. Personi në fjalë ishte dënuar me burgim shumëvjeçar, për tregti me drogë, përpjekje të shumëfishtë për mashtrim dhe për përdorim të simboleve të organizatave të ndaluara si antikushtetuese, transmeton albinfo.ch.

Ministri bavarez i punëve të brendshme, Herrmann me këtë rast ka thënë, citon focus.de: “Me secilin shkelës të ligjit dhe të rrezikshëm tjetër që e dëbojmë nga Bavaria, ne fitojmë në aspektin e sigurisë së njerëzve në Bavari. Këtë rrugë ne do ta ndjekim në mënyrë konsekuente”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY