Qeveria i kërkon borxh Bankës Botërore për projektin 50 milionë USD

Qeveria i kërkon borxh Bankës Botërore për projektin 50 milionë USD

107
0
Shares

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka depozituar pranë Bankës Botërore një koncept projekt që lidhet me rrugët lokale me një kërkesë për financim në masën 50 milionë dollarë. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të ketë tre komponentë në vetvete që synojnë përmirësimin e rrugëve lidhëse Rajonale e Lokale .

Komponenti i parë i projektit do të marrë edhe pjesën më të madhe të financimit në një vlerë 47.03 milionë dollarë. Ky komponent do të financojë rehabilitimin e rrugëve prioritare rajonale në një pjesë të mirë të bashkive.  Kumulativja e kilometrave ku do të ndërhyhet shkon në të paktën 80 kilometra gjatësi. Përzgjedhja e tyre, sikurse raporton Ministria për Financat dhe Ekonominë, do të jetë e bazuar në disa kritere dhe do të marrë në bazë ndërlidhjen mes fermave dhe tregjeve duke marrë në konsideratë politikën ekonomike, duke optimizuar mundësitë dhe impaktin mes tregjeve ushqimore dhe qendrave të agroturizmit.

Vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të qartë vetëm pak ditë më parë se kishte nisur konsultimet me palët e interesit në disa zona në vend lidhur me këtë projekt.

Komponenti i dytë ka një vlerë prej 0.85 milionë dollarë dhe fokusohet tek ndërtimi i kapaciteteve në bashkitë e përzgjedhura të këtij projekti. Kjo do të përfshijë trajnime, ndërtimin e sistemeve të monitorimit, si dhe skema pilot për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën administrimin e vendorëve.

Komponenti i tretë ka një vlerë prej 2 milionë dollarësh dhe do të shkojë në funksion të mbështetjes së zbatimit dhe menaxhimit.

Projekti pritet që të marrë vlerësimin e parë në datë 22 janar 2018 dhe më pas parashikohet që të paraqitet pranë Bordit të Bankës në 14 mars 2018 për të marrë një përgjigje mbi aprovimin e kredisë së kërkuar./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY