Bashkim Fino shpall kandidaturën përballë Armando Dukës, por mesoni kush e propozoi

Bashkim Fino shpall kandidaturën përballë Armando Dukës, por mesoni kush e propozoi

299
0
Shares

Deputeti socialist, Bashkim Fino ka shpallur kandidaturën për kreun e FSHF përballë Armando Dukës që konkuron për herë të pestë për atë post.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit ngaqë kanë parë aktivitetin tim jo vetëm politik, por jam përfshirë edhe në sport. Kam marrë pjesë në ndeshje, në rubrika sportive. Futbollin e kampasion, besoj se e njoh mirë futbollin, por punën e trajnerit mbase nuk e bëj dot mirë. Por, jam i mendimit që të krijojmë imazh të ri për futbollin tonë, duke kërkuar përmirësimin e futbollit të luajtur në Shqipëri. Duke falënderuar dashamirësit e mi.

Jam në garë me mikun tim Duka. Secili ka platformën e tij. Do të ishte shumë interesante për garën e kreut të FSHF-së. Them se me platformën që kam përgatitur me bashkëpunëtorët e mi, unë them se duhet ndryshuar disa rregulla. Koha është e limituar, sepse zgjedhjet janë më 7 shkurt. Për të bërë fushatë për president apo Komitet Ekzekutiv, duhet të bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm. Të paraqitej datë tjetër për zgjedhjet. Duhej të jepej koha e nevojshme që të bëhej fushata korrekte. Do të ishte diçka e këndshme dhe e mirë për të mirën e futbollit. Fakti që avantazhi i presidentit aktual, më vjen mirë që e ka shpallur kandidimin e tij disa orë para se të vija unë në televizionin tuaj. Kemi të bëjmë me një president që ka kushtet e infrastrukturës për ta bërë një fushatë shumë herë më operative sesa një kundërshtar tjetër që ka kohë deri më  18 janar që është koha kur duhet të zyrtarizohet kandidatura.

Lushnja e ka depozituar sot kandidaturën për mua, nesër Flamurtari e më vonë të tjerë më radhë. Por, në Statut thuhet se mjafton një klub që të kandidoj. Dua t’iu jap hapësira klubeve që të kandidojnë personazhe për Komitetin Ekzekutiv”, ka deklaruar Fino.

Bashkim Fino ishte kryeministër i Shqipërisë për disa muaj në vitin 1997 ndërsa më parë ishte kryetar i bashkisë së Gjirokastrës. Më pas ishte ministër i Pushtetit Lokal dhe ka vijuar si deputet prej shumë vitesh.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY