Rama pergadit nje tjeter koncesion per Soros

Rama pergadit nje tjeter koncesion per Soros

242
0
Shares

Nga Erind Koci

Fondacioni Soros në Tiranë,  rezulton financues i një studimi të dyshimtë, që i sugjeron qeverisë shqiptare të japë me koncension-PPP rrjetin e të dhënave dhe kontrolleve të sigurisë ushqimore.

Një hulumtim i Hashtag.al zbuloi se qeveria shqiptare dhe ky fondacion rezultojnë të sinkronizuar plotësisht lidhur me këtë projekt.

Le ta përmbledhim historinë në rend kronologjik:

10 nëntor 2017, një shoqatë e quajtur AFI realizon një studim mbi sigurinë ushqimore, studimi jepte alarmin për produktet kancerogjene në ushqim. Studimi i AFI-t nuk ofronte asnjë analizë dhe asnjë emër laboratori, ishte thjesht një përmbledhje statistikore e disa rasteve të gjetura me probleme në të kaluarën. Në fund studimi sugjeronte dhënien me koncension të rrjetit të sigurisë ushqimore.

16 Nëntor 2017, kryeministri Edi Rama  nëpërmjet një video-postimi në Facebook e shpall sigurinë ushqimore si prioritetin kycc të qeverisë:  ‘Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, çertifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit’, – deklaronte Rama.

-14 Dhjetor 2017, në media publikohen disa copëza nga raporti i AFI-t, ku jepej alarmi për sigurinë ushqimore, raporti i plotë nuk bëhej publik.

-15 Dhjetor 2017, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi deklaron se: ‘Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”.

Po çfarë ishte ky studim i shoqatës AFI dhe pse nuk u publikua i plotë?

Hashtag.al ka siguruar studimin e plotë (kliko këtu), ku në faqen e parë të këtij studimi shkruhet se financues është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri( Fondacioni Soros).

Nga një vëzhgim i thjeshtë mbi këtë studim rezulton se ajo çfarë paraqitet si studim është thjesht një përmbledhje statistikore me të dhëna nga policia/prokuroria e rasteve kur janë konstatuar ushqime të pasigurta. Këto raste në fakt janë raste suksesi, pasi autoritetet kanë arritur të identifikojnë problemet dhe të çojnë përgjegjësit para ligjit.

Ndërsa pretendon për kontaminim të qumështit apo për probleme të produkteve shtazore, raporti nuk ofron asnjë analizë, asnjë emër laboratori se ku janë kryer analizat dhe asnjë të dhënë orientuese mbi metodologjinë e vlerësimit.

Raporti i AFI i financuar nga Soros, bëhet edhe më i dyshimtë kur në mungesë të analizave dhe të evidencave për situatën alarmante, jep si zgjidhje dhënien me koncension të rrjetit të të dhënave dhe kontrolleve për sigurinë ushqimore. Paralelisht me këtë raport të Soros-it dhe me gatishmërinë e qeverisë për t’u bazuar te ky raport, disa media të financuara nga Fondacioni Soros në javët e fundit kanë ofruar shkrime që trajtojnë pasigurinë ushqimore dhe nevojën për ndërhyrje drastike të qeverisë.

Angazhimi i krahut mediatik të Fondacionit me çështjen e sigurisë ushqimore është tregues se Fondacioni e ka shpallur prioritet koncensionimin e sigurisë ushqimore.

Ky është rasti i parë kur Fondacioni Soros në Tiranë angazhohet drejtpërdrejt në nxitjen e qeverisë shqiptare për shtimin e koncensioneve.

Në mandatin e kaluar të Ramës rrjeti Soros ka luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e koncensioneve, por e kryente tërthorazi rolin e vetë, duke përdorur marrëveshjen e qeverisë shqiptare me institutin e Ricardo Hausmann në Harvard.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY