“Prokuroria e kapur prej Ramës, bie në pozita qesharake”

“Prokuroria e kapur prej Ramës, bie në pozita qesharake”

219
0
Shares

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, deklaroi sot se e vetmja forcë politike që nuk e do drejtësinë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, njoftoi se LSI-ja e ka depozituar sërish padinë e ngritur ndaj Ramës, për thirrjen që ai i bëri Policisë së Shtetit gjatë fushatës elektorale që të mblidhte vota për PS-në.

Para gazetarwve Petrit Vasili, nga selia e LSI, tha se, “Jemi në këtë komunikim së bashku lidhur me fillimin e sesionit të ri parlamentar më datë 15 janar, ku LSI-ja konfirmon pjesëmarrjen e saj në këtë seancë hapjeje dhe njëkohësisht, jemi këtu për të ndarë bashkë disa qëndrime politike dhe pozicionime  shumë të qarta të LSI lidhur me procesin politik dhe Reformën në Drejtësi. Së pari, kemi dëgjuar prej një kohe të gjatë dhe të vazhdueshme një maskaradë të Partisë Socialiste, të folësve apo suflerëve të saj lart e poshtë, lidhur me dëshirën e tyre për Reformën në Drejtësi. Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë se e vetmja forcë politike që nuk e do Reformën në Drejtësi  por kërkon vetëm një drejtësi të kapur, është Rilindja e kryeministrit Edi Rama. Po kështu edhe ligji i Prokurorisë,mban vulën e votave të LSI, pa të cilat këto ligje nuk do të ishin sot në diskutim dhe do të kishim ngecje të reformave dhe sidomos të integrimit evropian. Lidhur me procesin e integrimit, e vetmja forcë politike në mënyrë koherente ndër vite dhe sot që nuk ka parë interesin e saj por të vendit, ka qenë LSI. E tillë ka qenë edhe kur PS duke parë interesin e saj bllokoi procesin e integrimit për një prefekt në Fier. Në të gjitha rastet e tjera, LSI ka qenë promovuese e konsensusit. Penguesit e mëdhenj kanë qenë ata që janë sot Rilindja, që nuk ka kursyer asnjë lloj fjalë kundër Shqipërisë që nga bllokimi i tre ligjeve apo historitë me Griseldën…

Ne e kemi mbështetur Reformën në Drejtësi dhe kjo ditë sot përkon me një moment shumë të rëndësishëm, sepse ne sot kemi ridepozituar para pak, padinë ndaj shtetasit Edi Rama, kryeministër sot në detyrë, lidhur me shkeljen flagrante të ligjit të padëgjuar në 25 vjet, kur ai bëri thirrje publikisht Policisë të linte e braktiste dhe të bënte vota për PS-në, duke rrënuar zgjedhjet dhe bëri njësh Policinë me krimin. Pse e kemi ridepozituar dhe pse kjo padi sot ëhstë ridepozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në Gjykatën e Lartë? Për një arsye shumë të thjeshtë: Pasi Prokuroria, në kohë rekord, brenda 2 – 3 javësh (Prokuroria që nuk shqyrton çështje me vite të caktuara, që nuk çon deri në fund aferat kriminale të ish-ministrave – në dy javë e pak), e mbylli. Këtu kam vendimin, përgjigjen për mbylljen e çështjes që ne e kemi ridepozituar sot. Këtë padi e depozitojmë sërish dhe po e ndajmë me publikun  se në ç’pozicion qesharak bëhet Prokuroria kur kapet dhe kjo është Prokuroria që do të kapë Edi Rama. Pasi, Prokuroria thotë se ‘lidhur me deklaratën’, i referohet për ta mbyllur çështjen,’faljes që Kryeministri kërkon në Facebook’. Shumë e thjeshtë, sipas kësaj drejtësie, drejtësisë së Edi Ramë, një vrasës mund të vrasë e të kërkojë falje që të mos vejë në burg, një hajdut mund të vjedhë një pronë e të kërkojë ndjesë në Fb apo Twitter…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY