Kreu i këshilltarëve të PD, thirrje Erion Veliajt: Tërhiqu nga rritja e...

Kreu i këshilltarëve të PD, thirrje Erion Veliajt: Tërhiqu nga rritja e çmimit të ujit

129
0
Shares

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i bëri thirrje Erion Veliajt të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, pasi Autoriteti i Konkurrencës, kërkon anulimin e këtij vendimi. DRONI.al ishte i pari që publikoi “shuplakën” që Autoriteti i Konkurrencës i dha kryebashkiakut të Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit.

Çollaku thotë se rrija e çmimit te ujit do të ndikojë në buxhetin dhe ekonominë familjare, do të shtojë varfërinë, do të mbyllë bizneset.

“Opozita kishte të drejtë. Autoriteti i Konkurrencës i jep të drejtë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë. Rritja e çmimit të ujit është e papërligjur. Ftoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë, të rellektojë këtë vlerësim të Autoritetit të Konkurencës në anullimin e taksës së rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës. Rritja e çmimit të ujit do të reflektohet rëndë në buxhetin, ekonominë e çdo qytetari të Tiranës dhe do të shtojë varfërinë, mbyllë biznese e përkeqësojë jetesën. E ftoj Kryetarin e Bashkisë të tërhiqet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe i papërligjur”, u shpreh Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY