EMRI & FOTO GALERI/ Itali, aksident tragjik, vdes gruaja shqiptare e majorit...

EMRI & FOTO GALERI/ Itali, aksident tragjik, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve në Cremona

306
0
Shares

Një aksident i rëndë rrugor rezultoi fatal për një grua shqiptare, e cila vdiq në vend kur makina BMW e drejtuar nga burri i saj u përplas me një kamion, në Pieve San Giacomo, Cremona. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin i cilësuar si “i mallkuar” në Gozzo, ku kanë ndodhur edhe më parë përplasje fatale.

Viktima Amanita Sula, lindur më 1982, ishte gruaja e majorit të karabinierëve Claudio de Leporini, i cili u plagos rëndë në aksident dhe tani ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. De Leporini njihet si një nga oficerët më të mirë të karabinierëve, i transferuar në Cremona rreth një vit më parë, pas gjashtë vjetëve në Valtellina.

Në fillim të dhjetorit, ai drejtoi operacionin “Night Terror”, i cili i dha fund bandës së gjashtë hajdutëve shqiptarë që ishin autorët të 53 vjedhjeve e grabitjeve në zona të ndryshme të Italisë Veriore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY