EMRI/ Hidhet shorti, përzgjidhet gjyqtarja që do gjykojë padinë ndaj Arta Marku

EMRI/ Hidhet shorti, përzgjidhet gjyqtarja që do gjykojë padinë ndaj Arta Marku

300
0
Shares

Hidhet shorti te Gjykata e Shkallës së Parë Adminsitrative për padinë e prokurores Rovena Gashi ndaj kryeprokurores Arta Mrka. Shorti ka përzgjedhur gjyqtaren Enerjeta Shehu. Por pritet që Shehu të japë dorëhehqjen nga ky proces pasi ka bashkëshortin prokuror dhe është në konflikt interesi.

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, është paditur në gjykatë. Nëpërmjet padisë së saj, Rovena Gashi, i kërkon Gjykatës Administrative, që vendimi për lirimin e saj, ta shpallë, absolutisht të pavlefshëm. Ajo kërkon të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. “Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, argumenton Gashi.

Lirimi i Rovena Gashit, ishte firma e parë e Arta Markut, nga pozicioni i kryeprokurores së përkohshme. Lirimi i saj nga detyra i Rovena Gashit erdhi pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës. Në vend të Gashit komandohet Arqile Koca një nga kandidatët konkurrent për kryeprokuror. Rovenda Gashi drejtonte Njësinë e Dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë. DRONI.al

Arta Marku

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY