Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita: Të dorëhiqet Gramoz Ruçi, ja arsyeja

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita: Të dorëhiqet Gramoz Ruçi, ja arsyeja

157
0
Shares

Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit për të vendosur për kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe opozita.

Kryetari i grupit të PD-së Edmond Spaho që në nisje të mbledhjes ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, pasi sipas tij ka zbatuar një puç kushtetues në rastin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. “Është bërë një puç kushtetues. Kryetari i Kuvendit duhet të japë dorëheqjen. Më 18 dhjetor u krye puç kushtetues, i urdhëruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi.

Kryeprokurori duhej të zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa Vetting. Qëllimi i emërimit antikushtetues të Kryeprokurorit është për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja për blerjen e votës nga kriminelët në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. Opozita nuk mund të lejoje shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës dhe delegjitimimin e insititucioneve. Dorëheqja e Ruçit është hapi i parë i kthimit të normalitetit në parlament”, deklaroi Spaho.

Ai theksoi se opozita do të qëndrojë fort në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike.  Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se ,“Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se 28 deputetë mund të kërkojnë interpretimin në Gjykatë Kushtetuese të vendimeve që merr parlamenti. Mund t’i drejtoheni asaj”, ka deklaruar Balla në përgjigje të kërkesës së PD-së për dorëheqjen e Ruçit të motivuar me zgjedhjen e kryeprokurorit.

Anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY