Kryeprokurorja e re vetë e zgjedhur pa “Vetting”, por ja çfarë urdhëron...

Kryeprokurorja e re vetë e zgjedhur pa “Vetting”, por ja çfarë urdhëron për prokurorët

107
0
Shares

Pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër vendim për organin e akuzës në vend. Arta Marku e ardhur në këtë post, pa kaluar në filtrat e Vetting-ut, ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve.

Grupi i punës po bën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e përgjithshme dhe më gjerë. Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë. Pas verifikimit mund të nisë edhe procedimi disiplinor për shkeljet e prokurorëve.

Vendimi më i fundit i kryeprokurores së përkohshme, vjen pas një sërë lëvizjesh të urdhëruara prej saj në drejtimet e prokurorive të rretheve, te Krimet e rënda apo edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY