“Po ndihet frika e protestës, Rama anuloi vendimin e Veliajt…”

“Po ndihet frika e protestës, Rama anuloi vendimin e Veliajt…”

341
0
Shares

Nënkryetar i PD-së, Edi Paloka ka thënë se efekti i parë i protestës së opozitës ka dhënë rezultatet e para. Përmes një statusi në “Facebook”, Paloka thotë se qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit të bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Deputeti i PD shprehet se arsyeja e këtij vendimi ka ardhur për shkak të frikës së kryeministrit Edi Rama nga protestat e opozitës dhe revoltës qytetare.

“Efekti i pare i protestës. Qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit te Velise per rritjen e cmimit te ujit. Vetem FRIKA, se faturat e reja me cmimin skandaloz te ujit, qe do ju shkojne ne shtepi qytetareve, do te rrisin revolten dhe rradhet e protestes se 27 janarit, e detyruan Ramen qe nepermjet nje prej agjencive te tij, ti kerkoje kopjes se tij ne bashki, anullimin e vendimit per rritjen e cmimit te ujit. Cfare ka ndodhur nderkohe qe Rama “ndryshoi”? A mos u be me i ndjeshem papritur per interesat e qytetareve…?!!! Absolutisht vetem nje eshte arsyeja; FRIKA e protestes dhe rritja e revoltes qytetare, 27 janari”, shkruan Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY