VIDEO/ Basha: Banditët në burg, e jo në qeveri – Ja pse...

VIDEO/ Basha: Banditët në burg, e jo në qeveri – Ja pse opozita do të dalë në protesta

100
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fakt” në Syri.net. Përballë gazetarit Çim Peka, Basha tregoi edhe arsyet se pse opozita do të dalë në protesta. “Opozita është në detyrën e vetë dhe ajo përdor të gjithë arsenalin e opsioneve opozitare, një prej të cilëve është edhe protesta. Janë qytetarët që protestojnë, protesta nuk është monopol i partive politike.

Opozita ka parashtruar nevojën e një ndryshimi radikal për vendin. Ka një sërë opsionesh opozitare që kulmojnë me zgjedhjet. Gjithë aktiviteti opozitar ka një qëllim: të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka rrugë të tjera veç emigrimit, veç vetëvrasjeve, është rruga që do të bashkojë shqiptarët”, është shprehur Basha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur më tej se “banditët duhet të shkojnë në burg, e jo në qeveri. Kjo është ajo që ne kërkojmë sot. Sot lajmi i ditës është që 1 në 10 fëmijë ha një vakt në ditë. Këto janë pasoja të Ramës me krimin. Zgjedhjet e 25 qershorit provuan se paktin me krimin vazhdoi. Ky është realiteti që kemi 49 % të shqiptarëve që nuk paguajnë faturat e ujit dhe të dritave. Ne jemi për banditët në burg dhe populli në qeveri. Sot pashë një raport për fëmijët e keq-ushqyer. Sot ne kemi një aleancë mes Edi Ramës dhe Krimit. Rama është armik i zgjedhjeve të lira, sepse ai ka bërë pakt me krimin. Nuk mund të jesh edhe me krimin edhe me qytetarët”.

Emisioni "FAKT" Drejtperdrejt

SYRI.net LIVE – Lulzim Basha përballë Çim Pekës në 'FAKT' #FacebookLive

Publié par SYRI.net sur mercredi 10 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY