Burime të Komisariatit të Policisë së Krujës, bëjnë të ditur se specialistët për Krimet kanë zbardhur dhe dokumentuar 3 vjedhje banesash të kryera në Bubq, Krujë.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të vjedhjes së banesave , pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprave penale.
Për pasojë, është arrestuar në flagrancë Petrit Kallmeti 40 vjeç, banues në Arrameras, Fushë- Krujë.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, R. P., 35 vjeçe, banuese në Arrameras, Fushë-Krujë.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur gjatë natës tre banesa në Bubq, Krujë, ku kanë marrë orendi të ndryshme shtëpiake.
Sipas Policisë së Krujës, mësohet se R. P. u kap nga Shërbimet e Policisë, duke transportuar objektet e vjedhura në tre banesat me mjetin tip “Lancia”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të R. P., parashikuar në nenet 134/2 dhe 302 të Kodit Penal.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë dokumentuar 3 vjedhje banesash të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 02. 02. 2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë orendi shtëpiake.
2. Më datë 02. 02. 2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit P. K., 56 vjeç, banues në Bubq, Krujë, u kanë marrë orendi shtëpiake.
3. Më datë 02. 02. 2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit B. Sh., 55 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë orendi shtëpiake.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/