Dy agjentë të SHISH u morën penga nga banda e Habilajve, Policia...

Dy agjentë të SHISH u morën penga nga banda e Habilajve, Policia e Vlorës mori përsipër…

273
0
Shares

Dy punonjës të SHISH janë marrë peng nga banda që ruante parcelat me drogë të Habilajve. Denoncimin e “qytetarit dixhital” e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur në 20 korrik të vitit 2015.

Sipas denoncuesit, që ka qenë një punëtor në parcelat me kanabis në një fshat në Vlorë, disa persona që pretendonin se ishin gazetarë kishin hyrë në parcela dhe filmonin, por pasi u kapën nga Habilajt u dhunuan. Ai implikon edhe policinë e Vlorës për këtë rast, e cila kishte marrë përsipër “tu mbyllte gojën” agjentëve të SHISH. Sipas denoncuesit, parcelat ishin nën mbrojtjen e Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Habilajt rrahën dhe morën peng punonjësit e SHISH!

Lexoni qendrimin e policise ndaj aktit kriminal. Rama u informua por beri te paditurin. Sb

“Psh. Z. Sali Berisha

Dua te denoncoj nje rast te ndodhur ne 20 07 2015 ne nje nga fshatrat e vlores ku une isha puntor ne parcelat e hashashit, te cilet ishin mbjellur nga vet Habilajt. Nje dit kapen dy persona nga rojet e armatosura te cilet kishin hyr ne parcelat e hashashit dhe po filmonin, pas kapjes se personave qe ne fillim u mendua se ishin gazetar’ por ne te vertet ata ishin agjent te SHISH. Pasi u kapen u goditen me grushta dhe shqelma qe te tregonin perse kishin ardhur, me pas njeri nga pjestaret e bandes i njohur si Flori Dibres’ telefonon policin e vlores dhe i tregon ngjarjen, dhe policia i kerkon qe ti behen foto personave te kapur dhe te lihen te lir dhe nese keta agjend do te hapnin gojen ateher do merej policia me ta duke nenkuptuar se do ekzekutohen nga policia sepse parcelat e habilajve mbroheshin nga vet Sajmir Tahiri. Per kete raste ne informuam vet Ramen por ai nuk reagoj?!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY