Ju nuk e dini se cfarë qumështi pini, por Peleshi premton një...

Ju nuk e dini se cfarë qumështi pini, por Peleshi premton një gjë

223
0
Shares
Glass of milk and sliced bread isolated on white background

Deri tani nuk e dimë mirë se cfarë qumështi po pimë ndërkohë që ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi tha se do të ketë një reformë për sot e pas. Duke folur me bizneset e industrisë së qumështit tha se aksioni për sigurinë e tij ka filluar tashmë.

Sipas ministrit nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se çdokush i cili nuk garanton kushtet e sigurisë për prodhimin e qumështit që nga kafsha e deri te transporti dhe shitja te konsumatori do të detyrohet të dalë nga tregu.

“Dhimbja e këtyre lloj reformave bëhet shumë e vogël, në qoftë se secili vepron, investon, mundohet që të arrijë standardin që ligji i kërkon, në kohë pa marrë, po themi ndëshkimin, apo sanksionet ligjore.”

Por për të garantuar cilësinë e produkteve qeveria do të mbështetë edhe skemën e subvencioneve te fermerët që kanë nivel të ulët të qumështit te këto produkte. Për çdo litër qumështit të që përmbush standardet e cilësisë do të jepet 10 lekë ndihmë nga buxheti. Fonde do të jepen edhe për fermerët që do të kenë kafshë të martikuluara dhe për baxhot të cilët investojnë në mjete të sigurta të magazinimit dhe transportit të produktit, ka shpjeguar ministri në takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY