SHKOLLAT 9-VJECARE/ Nga 1 Shkurti ndryshon kalendari mësimor, arsyen e dinë vetëm...

SHKOLLAT 9-VJECARE/ Nga 1 Shkurti ndryshon kalendari mësimor, arsyen e dinë vetëm disa prindër

516
0
Shares

Nga 1 Shkurti, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të nisin të zbatojnë një kalendar të ri mësimor, pjesë e reformës në sistemin parauniversitar, e njohur si “3 lëndë në 6 orë”.

Brenda një dite mësimore do të zhvillohen vetëm 3 lëndë që do të zgjasin secila nga 90 minuta, nga 45 që ishin deri me tani. Në këtë mënyrë mësuesit kanë më shumë kohë për të shpjeguar dhe pyetur, por dhe nxënësit mund t’i kryejnë detyrat në klasë.

Ky reformim bën të mundur të lehtësohet pesha e çantave të nxënëseve, një shqetësim ky për të gjithë prindërit. Nisma vjen nga një grup prindërish, mësuesish dhe nxënësish dhe i është propozuar Ministrisë së Arsimit në platformën për bashkëqeverisjen me qytetarë.

Kryeministri, i cili ka zhvilluar një komunikim interaktiv me këtë grup nismëtar, e gjen me vend që të apelojë që për çdo shqetësim, ankesë, por dhe ide që kanë, qytetarët t’i drejtohen kësaj platforme.

“Patëm një rast konkret me një grup naftëtarësh, në zonën e Fierit që morën rrugën për të ardhur në Tiranë. Përpara se të vihet këtu, farë mirë, nëpërmjet platformës mund të kërkohej një interpelancë këtu, me Ministrin e Energjisë. Duam që të vihemi në provë. Njerëzit janë zhgënjyer kaq shumë në vite nga indiferenca e politikës, sa me të drejtë mund të thonë që këto janë të gjitha filma. Ky është një realitet i ri që po mundohemi të krijojmë”, tha Kryeministri.

Disa nga ministrat e kabinetit Rama kanë publikuar raste të denoncuara nga qytetarët në portalin e bashkëqeverisjes që kanë marrë zgjidhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY